Shperndaje në Facebook.

Ky është lypësi i njohur në Prishtinë që vrau të birin 14 vjeç

Gani Bernjashi, në orët e para të ditës së enjte, në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë, me shkop e vrau të birin e tij të hasretit, 14 vjeç, Luanin.
Babai 60-vjeçar, Gani Bërnishaj nga fshati Karaçevë e Komunës së Kamenicës ka mbytur djalin e tij, Luan Bernjashin 14 vjeç pas rrahjes me shkop të drurit që i ka bërë mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas informacioneve të para, të konfirmuara edhe nga Policia, ai e ka fshehur djalin e lënduar rëndë për 4 orë në një dhomë të shtëpisë dhe ka gënjyer në polici se djali është vetaksidentuar me motoçikletë dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur, po krejt kjo nuk doli kështu dhe shpejt u mor vesh se G.B., rrahu djalin për vdekje.

Gazeta Express nga burimet merr vesh se pas mbytjes së djalit, ai rrahu rëndë edhe vajzën 17-vjeçare.

I dyshuari kishte dhënë një intervistë për një media lokale, të cilën e kishte ofenduar presidentin e tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçin.

blob:https://www.dailymotion.com/9dfebc08-2460-4359-9fb7-55574704ae93

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close